LAJME

Artikull

Guvernatori i Burgasit: Mbetjet e naftës në bregdet nuk janë të rrezikshme

Martë, 30 Qershor 2026, 15:52

Guvernatori i Burgasit: Mbetjet e naftës në bregdet nuk janë të rrezikshme

FOTO: BNR - Burgas

Madhësia e shkronjave

Mbetjet e naftës të gjetura përgjatë bregdetit të Detit të Zi nuk paraqesin rrezik. Ato janë të vjetra dhe dalin në sipërfaqe për shkak të rrymave detare, deklaroi guvernatori i rajonit të Burgasit, Diko Dikov, për BNR Burgas.Dikov siguroi se kontrolle kryhen çdo ditë. Pastrohen si plazhet me koncesion, ashtu edhe ato që nuk menaxhohen nga askush. Meqenëse administrata rajonale nuk ka burime të mjaftueshme, në disa zona ku ka plazhe të pambrojtura bashkëpunohet me bashkitë lokale. Si shembuj ai përmendi plazhet Korall dhe Irakli. Guvernatori shtoi se reagojnë ndaj çdo sinjali të raportuar në numrin emergjent 112 për ndotje me mazut. Sipas tij, edhe pa sinjale, 49 pika kontrollohen rregullisht dy herë në muaj për ndotje të mundshme.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur janë shtuar raportimet për mbetje nafte në disa plazhe të bregdetit jugor të Detit të Zi.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova