EKONOMI

Artikull

Çmimi i gazit për korrikun rritet me 5.84%, por mbetet konkurrues

Martë, 30 Qershor 2026, 17:08

Çmimi i gazit për korrikun rritet me 5.84%, por mbetet konkurrues

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit në Bullgari miratoi çmimin e gazit natyror për muajin korrik në 37,70 euro për megavat-orë (MWh), pa përfshirë taksat dhe tarifat. Me këtë çmim, Kompania Shtetërore “Bullgargaz” do t’u shesë gaz furnizuesve të energjisë dhe kompanive që kanë licencë për prodhimin dhe shpërndarjen e ngrohjes.

Edhe pse çmimi është 5,84% më i lartë se ai i muajit qershor, autoritetet bullgare thonë se ai mbetet konkurrues për familjet dhe bizneset. Sipas tyre, çmimi i miratuar është rreth 4 euro për MWh më i ulët se çmimet e kontratave për muajin korrik në bursat ndërkombëtare të gazit.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova