SHOQËRI

Artikull

Silistra mirëpret mbi 400 fëmijë nga pesë shtete në festivalin e miqësisë

Mërkurë, 1 Korrik 2026, 05:29

Silistra mirëpret mbi 400 fëmijë nga pesë shtete në festivalin e miqësisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbi 400 fëmijë nga Bullgaria, Polonia, Rumania, Serbia dhe Moldavia do të marrin pjesë në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Ansambleve të Fëmijëve "Paqja e së nesërmes fillon me miqësinë e sotme", i cili do të mbahet nga 1 deri më 3 korrik në qytetin e Silistrës, njoftoi administrata komunale. Festivali zhvillohet nën patronazhin e kryetarit të bashkisë, Aleksandër Sabanov, dhe edhe këtë vit do të mbledhë valltarë të rinj nga vendi dhe nga jashtë.

Aktiviteti do të nisë me një paradë festive në rrugët qendrore të qytetit Silistra, e cila do të pasohet nga ceremonia zyrtare e hapjes dhe koncerti i parë në sheshin "Liria". Programi përfshin gjithashtu një punëtori për mësimin e valleve tradicionale bullgare, paradën përmbyllëse dhe një koncert gala.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova