SHOQËRI

Artikull

Fluturime direkte Sofje–Tiranë

Një hap i ri në afrimin e Bullgarisë dhe Shqipërisë

Mërkurë, 1 Korrik 2026, 06:40

Menaxheri i Komunikimeve Korporative të kompanisë, Salvatore Gabriele Imperiale.

Menaxheri i Komunikimeve Korporative të kompanisë, Salvatore Gabriele Imperiale.

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nga 4 korriku 2026, Sofja dhe Tirana do të lidhen me fluturime direkte – një lajm i shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin më mirë Shqipërinë ose Bullgarinë dhe të zbulojnë trashëgiminë e tyre të pasur kulturore dhe natyrore. Fluturimet ndërmjet Sofjes dhe Tiranës do të kryhen tri herë në javë – të martën, të enjten dhe të shtunën – njoftoi kompania ajrore Wizz Air, e cila do të operojë këtë linjë.

Lidhja e re ajrore përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, duke ofruar një mundësi të përshtatshme për udhëtime të shkurtra turistike, vizita kulturore dhe takime të reja mes bullgarëve dhe shqiptarëve. Ajo do të lehtësojë jo vetëm udhëtimet për turizëm dhe biznes, por edhe kontaktet mes njerëzve, shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Shqipëria mahnit me bregdetin e saj piktoresk të Adriatikut dhe Jonit, qytetet e lashta, peizazhet malore dhe mikpritjen tradicionale, ndërsa Bullgaria ofron një histori të pasur, natyrë të larmishme, tradita kulturore dhe atraksione që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Qasja më e lehtë ndërmjet dy kryeqyteteve krijon mundësi që edhe më shumë njerëz të zbulojnë bukurinë dhe shpirtin e të dy vendeve.


Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello