LAJME

Artikull

Rritet fluksi i kamionëve drejt Turqisë

Për shkak të temperaturave të larta, kamionët mbi 20 tonë do të ndalohen sërish të qarkullojnë pas mesditës

Mërkurë, 1 Korrik 2026, 10:46

Rritet fluksi i kamionëve drejt Turqisë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në pikën kufitare "Kapitan Andreevo", në dalje drejt Turqisë, qarkullimi i kamionëve është i ngarkuar, njoftoi Policia Kufitare bullgare. Në pikat e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Rumaninë, qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht.

Për shkak të vapës së madhe, nga ora 13:00 deri në 21:00 do të ndalohet sërish qarkullimi i mjeteve të rënda me peshë mbi 20 tonë në autostradat "Hemus", "Trakia", "Marica", "Struma" dhe "Evropa", si edhe në rrugët kryesore kombëtare në të gjithë vendin, nëse temperatura e ajrit arrin ose kalon 35 gradë Celsius. Kjo u bë e ditur nga Agjencia bullgare e Infrastrukturës Rrugore.

Gjithashtu, më 1 korrik do të kryhen punime mirëmbajtjeje në sistemin elektronik të tarifimit rrugor (Toll) në disa segmente të Autostradës "Trakia", në qarqet e qyteteve Jamboll dhe Sliven, në drejtim të Sofjes. Për këtë arsye, organizimi i qarkullimit në këto zona do të ndryshojë përkohësisht.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova