Artikull
Shtrenjtohen porositë online nga vendet jashtë BE-së
Rregullorja e re evropiane parashikon një tarifë prej 3 eurosh për çdo kategori produkti
Mërkurë 1 Korrik 2026 12:44
Mërkurë, 1 Korrik 2026, 12:44
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Nga 1 korriku hyn në fuqi një rregullore e re e Bashkimit Evropian për dërgesat që vijnë nga vende jashtë BE-së. Sipas saj, konsumatorët do të duhet të paguajnë një tarifë prej 3 eurosh për çdo kategori produkti në dërgesë. Këtë e bëri të ditur për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) Vjara Genova nga Agjencia Bullgare e Doganave. "Nëse një dërgesë përmban lloje të ndryshme artikujsh, tarifa prej 3 eurosh do të aplikohet për secilën kategori produktesh. Kjo vlen për dërgesat me vlerë deri në 150 euro, të cilat deri tani i nënshtroheshin vetëm TVSH-së", shpjegoi Genova. Për shembull, nëse blini një palë këpucë dhe një çantë, do të paguani 6 euro shtesë – 3 euro për secilën kategori produktesh. Nëse porositni dy palë këpucë, tarifa do të mbetet 3 euro, pasi të dy artikujt i përkasin të njëjtës kategori mallrash.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova