Artikull
Plovdiv është kandidat për titullin “Kryeqytet Evropian i Sportit 2028”
Mërkurë 1 Korrik 2026 14:37
Mërkurë, 1 Korrik 2026, 14:37
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Plovdiv paraqiti kandidaturën për titullin “Kryeqytet Evropian i Sportit 2028”, njoftoi kryetari i bashkisë Kostadin Dimitrov. Kandidatura zyrtare është u përgatit nga Bashkia e Plovdivit në bashkëpunim me shoqatën “BG Bëhu Aktiv” dhe përfshin të 12 kriteret e organizatës ACES Europe – nga infrastruktura sportive dhe klubet sportive, deri te shëndeti publik, aksesueshmëria dhe turizmi sportiv. “Për ne kjo kandidaturë nuk është vetëm një garë për titullin, por një mundësi për ta bërë Plovdivin një qytet edhe më të shëndetshëm, më aktiv dhe më tërheqës”, theksoi Dimitrov. Sipas tij, qyteti po punon aktivisht në këtë drejtim duke modernizuar gradualisht bazat kryesore sportive, duke ndërtuar hapësira të reja për sport në lagje dhe duke tërhequr gjithnjë e më shumë kampionate ndërkombëtare.
Në tetor, Plovdivin do ta vizitojë një komision ndërkombëtar vlerësues i ACES Europe, i cili do të inspektojë infrastrukturën sportive, ndërsa vendimi pritet të merret në nëntor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova