LAJME

Artikull

Bullgaria, Rumania dhe Turqia forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës në Detin e Zi

Mërkurë, 1 Korrik 2026, 18:07

Bullgaria, Rumania dhe Turqia forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës në Detin e Zi

FOTO: bntnews.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria, Rumania dhe Turqia po zgjerojnë misionin e grupit të përbashkët kundër minave detare në Detin e Zi, duke i shtuar një detyrë të re: mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore. Qeveria bullgare ka miratuar ndryshime në Memorandumin e bashkëpunimit mes tre vendeve për Grupin Detar Kundër Minave në Detin e Zi (MCM Black Sea). Ndryshimet parashikojnë që grupi të kryejë edhe misione vëzhgimi dhe zbulimi në zonën e operacionit, me synimin kryesor parandalimin e sulmeve të qëllimshme ndaj infrastrukturës kritike nënujore, dëmtimi i së cilës mund të cenojë sigurinë kombëtare dhe interesat ekonomike të Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë.

Grupi kundër minave detare u krijua në fillim të vitit 2024 për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe për të përballuar rrezikun nga minat detare në Detin e Zi. Veprimtaria e tij konsiderohet një kontribut i rëndësishëm për forcimin e sigurisë rajonale dhe të krahut lindor të NATO-s.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova