Artikull
Orkestra ushtarake nga SHBA dhe Bullgaria me koncert në qytetin e Plovdivit
Enjte 2 Korrik 2026 06:06
Enjte, 2 Korrik 2026, 06:06
FOTO: facebook.com/PlovdivMunicipality
Madhësia e shkronjave
Teatri Antik në qytetin e vjetër të Plovdivit do të presë koncertin festiv “250 vjet SHBA”, i dedikuar 250-vjetorit të ardhshëm të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Aktiviteti do të mbahet më 2 korrik, në orën 19:00, dhe hyrja do të jetë falas. Organizator është Ambasada e SHBA-së në Bullgari, njofton në faqen e saj Bashkia e Plovdivit.
Në program do të marrin pjesë grupi amerikan “The Diplomats” nga Orkestra e Forcave Detare të SHBA-së në Evropë, i njohur për energjinë e lartë dhe profesionalizmin e tij, “129th Army Band” i Gardës Kombëtare të shtetit Tenesi, si dhe Orkestra Frymore Përfaqësuese e Forcave Ajrore të Bullgarisë. Publiku do të dëgjojë ekzekutime të xhazit, rock-ut klasik, bluzit dhe popit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova