Artikull
Bullgaria forcon kontrollin ndaj kamionëve
Sistemi Toll do të regjistrojë shkeljet e mjeteve të rënda që qarkullojnë në korsinë e parakalimit
Mërkurë 1 Korrik 2026 18:36
Mërkurë, 1 Korrik 2026, 18:36
FOTO: api.bg
Madhësia e shkronjave
Nga 1 korriku, Drejtoria Kombëtare e Sistemit Toll në Bullgari nis regjistrimin e shkeljeve të kryera nga mjetet e rënda që qarkullojnë në korsinë e parakalimit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Sipas autoriteteve, sistemi i ri u krijua mbi të njëjtin model kontrolli që përdoret tashmë për monitorimin e automjeteve që lëvizin në korsinë e emergjencës. Ai do të zbatohet në segmentet rrugore ku, me anë të sinjalistikës rrugore (shenja B25), është ndaluar lëvizja e mjeteve të rënda në korsinë e parakalimit dhe ku janë vendosur pika kontrolli të sistemit Toll. Nëse sistemi konstaton një kamion që qarkullon në mënyrë të kundërligjshme në korsinë e parakalimit, ai do të krijojë një regjistrim elektronik që shërben si provë e shkeljes. Ky material do t'i dërgohet Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, e cila do të ndërmarrë procedurat përkatëse ndaj drejtuesit të mjetit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova