HISTORI

Artikull

Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake feston 110-vjetorin

Enjte, 2 Korrik 2026, 05:06

Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake feston 110-vjetorin

FOTO: militarymuseum.bg

Madhësia e shkronjave

Më 2 korrik, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake në Bullgari do të shënojë 110-vjetorin e themelimit me hapjen e ekspozitës jubile "Kaleidoskopi i Kujtesës". Në ceremoni do të asistojnë të ftuar zyrtarë, mes tyre edhe presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, si dhe përfaqësues të mediave.

Për publikun e gjerë, muzeu do të jetë i hapur me hyrje falas më 3 korrik, nga ora 10:00 deri në 17:00. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin ekspozitën "Kaleidoskopi i Kujtesës", ekspozitën e përhershme që paraqet historinë ushtarake në rend kronologjik, si edhe sallat me koleksione të veçanta.

Vetëm më 3 korrik, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin disa prej objekteve më të çmuara të muzeut, të cilat ekspozohen shumë rrallë për publikun. Mes tyre janë gjerdani i madh i Urdhrit " Shenjtor Kirill dhe Metodij, të Barabartë me Apostujt ", dekorata më e lartë e këtij urdhri, mbajtësi i vetëm dhe Mjeshtri i Madh i të cilit ishte monarku bullgar. Gjithashtu do të ekspozohen edhe skeptri ceremonial dhe ai i përditshëm i mbretit Boris III, ndër simbolet më të vyera të monarkisë bullgare. Këto u punuan me porosi për të shënuar 25-vjetorin e ngjitjes së tij në fron, por mbreti nuk arriti t'i merrte kurrë, pasi ndërroi jetë para kohe, njoftojnë nga muzeu.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova