Artikull
Një Bullgari më e fortë e bën më të fortë edhe Evropën dhe NATO-n
Enjte 2 Korrik 2026 10:24
Enjte, 2 Korrik 2026, 10:24
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një Bullgari më e fortë ndihmon në forcimin e Evropës, ndërsa një Evropë më e fortë e bën më të fortë edhe aleancën e NATO-s. Kështu u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Evropë, gjenerali Aleksus Grinkeviç, pas takimit me Shefin e Mbrojtjes së Bullgarisë, admiralin EmilL Eftimov. Gjenerali Grinkeviç theksoi se siguria kolektive e NATO-s ka kosto dhe nuk është falas. Sipas tij, Bullgaria e kupton shumë mirë këtë, duke përmbushur angazhimet që mori në samitin e Hagës vitin e kaluar. Ai shtoi se Bullgaria tashmë shpenzon më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen dhe synon ta rrisë këtë shifër në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. "Rreth një vit më parë morët grupin e parë prej tetë avionëve luftarakë F-16, që është një hap shumë i rëndësishëm në modernizimin e forcave të armatosura. Tashmë kanë nisur edhe dërgesat e para nga 183 automjetet e blinduara Stryker që janë porositur, gjë që forcon më tej aftësitë mbrojtëse të vendit", tha gjenerali Grinkeviç.
Nga ana e tij, admirali EmilL Eftimov deklaroi se vizita e gjeneralit Grinkeviç tregon rëndësinë që NATO i kushton sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe rolit të Bullgarisë si një aleat i besueshëm në krahun lindor të Aleancës.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova