POLITIKË

Artikull

Mbrojtja e bullgarëve jashtë vendit, prioritet i Bullgarisë

Ministrja e Jashtme Velislava Petrova kërkon më shumë angazhim evropian kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes

Enjte, 2 Korrik 2026, 11:07

Mbrojtja e bullgarëve jashtë vendit, prioritet i Bullgarisë

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve bullgarë që jetojnë ose ndodhen jashtë vendit ishte tema kryesore e takimit mes ministres së jashtme të Bullgarisë, Velisllava Petrova, dhe Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës, Michael O'Flaherty, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari. ipas ministrisë së jashtme bullgare, vëmendje e veçantë i kushtohet rasteve të diskriminimit, mungesës së tolerancës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj qytetarëve bullgarë jashtë vendit. Ministrja Petrova theksoi se në nivel evropian duhet të forcohen diskutimet dhe masat për të luftuar këto dukuri, në mënyrë që të garantohen të drejtat themelore të qytetarëve, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo shtoi se Bullgaria mbetet e angazhuar ndaj parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Një tjetër temë e rëndësishme e vizitës së komisionerit Michael O'Flaherty ishte gjendja e të moshuarve në qendrat rezidenciale të kujdesit. Ministrja Petrova prezantoi planet e qeverisë për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit të kujdesit për të moshuarit, duke përfshirë modernizimin e shtëpive të kujdesit. Për këtë program parashikohet një investim prej 385 milionë eurosh, i cili do të përdoret për modernizimin e shërbimeve të kujdesit afatgjatë për të moshuarit.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova