LAJME

Artikull

Programi “Zgjedh Bullgarinë” nxit rikthimin e emigrantëve

Enjte, 2 Korrik 2026, 12:35

Programi “Zgjedh Bullgarinë” nxit rikthimin e emigrantëve

FOTO: magnific.com

Madhësia e shkronjave

Programi “Zgjedh Bullgarinë” do t'u japë mundësi rreth 1 170 bullgarëve të kthyer nga emigracioni të nisin një jetë të re në vendlindje, duke u vendosur së bashku me familjet e tyre në qytete dhe komuna më të vogla e më të qeta. Masa, e cila deri më tani ka ndihmuar pothuajse 2 000 qytetarë të gjejnë punë në Bullgari, financohet me 15 milionë euro dhe synon të mbështesë vendosjen në komuna me më pak se 50 mijë banorë. Përfituesit do të kenë mundësi të punësohen ose të nisin një biznes të tyre, ndërsa mbështetje do të marrin edhe punëdhënësit që hasin vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore.

Personat që zhvendosen për punë do të marrin një ndihmë të njëhershme deri në 480 euro për transportin e mobilieve dhe bagazheve, si dhe deri në 207 euro në muaj për një periudhë deri në një vit për qiranë dhe shpenzimet e banimit. Gjithashtu, do të mbulohen edhe shpenzimet e udhëtimit drejt vendit të punës, nëse ai ndodhet jashtë vendbanimit. Parashikohen edhe stimuj shtesë për ata që do të vazhdojnë të punojnë dhe të jetojnë në këto zona për një periudhë më të gjatë.

Aplikimet për programin do të dorëzohen përmes faqes zyrtare të Agjencisë së Punësimit të Bullgarisë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova