Artikull
Parashikimi i motit për 3 korrikun 2026
Mot më i freskët, me reshje shiu dhe stuhi lokale
Enjte 2 Korrik 2026 18:54
Enjte, 2 Korrik 2026, 18:54
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit vranësirat do të pakësohen. Edhe të premten moti do të mbetet i paqëndrueshëm. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe në shumë zona priten reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Në disa rajone, kryesisht në perëndim dhe në pjesën qendrore të Bullgarisë Veriore, reshjet do të jenë më të dendura dhe në sasi më të mëdha. Ekziston edhe rrezik për breshër. Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në veriperëndim mesatare, nga perëndimi dhe veriperëndimi, duke sjellë ajër më të freskët. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 32°C, ndërsa në Sofje rreth 26°C.
Në zonat malore do të mbajë mot me vranësira, reshje shiu dhe stuhi me bubullima në shumë vende. Në disa zona reshjet do të jenë përkohësisht më intensive. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 21°C në 1200 metra lartësi dhe rreth 14°C në 2000 metra.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi gjatë ditës do të jetë me vranësira. Në shumë zona priten reshje të shkurtra shiu, të cilat herë pas here do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë nga 27 deri në 30°C, ndërsa temperatura e ujit të detit 24–26°C. Deti do të jetë i qetë, me dallgëzim 1–2 ballë.
Të shtunën, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të shkurtra shiu, kryesisht në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe temperaturat do të ulen edhe më tej. Maksimumet do të lëvizin nga 24–25°C deri në 32°C, kryesisht në Ultësirën e Trakisë së Epërme.
Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Reshje të izoluara shiu priten vetëm në disa zona.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova