Artikull
Kontroll mbi pagesat sociale të gjashtë viteve të fundit
Enjte 2 Korrik 2026 15:59
Enjte, 2 Korrik 2026, 15:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti bullgar i ngarkoi Dhomës së Auditimit të kryejë auditime në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për mënyrën se si janë realizuar pagesat sociale nga 1 janari 2020 deri në qershor 2026.
Sipas deputetit Stefan Bellçev, i cili paraqiti propozimin në parlament, auditimi i jashtëzakonshëm është një hap i domosdoshëm për stabilizimin e financave publike dhe për të vlerësuar në mënyrë objektive gjendjen e sistemit të sigurimeve shoqërore. Ai theksoi se qëllimi është të identifikohen mangësitë dhe shtrembërimet në sistem, të cilat aktualisht dëmtojnë një pjesë të pensionistëve. Sipas tij, qasja e shumicës qeverisëse do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në fakte.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova