SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov kualifikohet në raundin e tretë të Wimbledon-it

Premte, 3 Korrik 2026, 09:43

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Grigor Dimitrov arriti një fitore të shkëlqyer, duke mposhtur të renditurin e 15-të në short, Jakub Menshik, me rezultatin 7:6(5), 4:6, 7:5, 6:3. Menshik, numri 18 në renditjen botërore, e vështirësoi shumë ndeshjen për Dimitrovin.

Tenisti bullgar do të përballet në raundin e tretë të Turneut të Tenisit “Wimbledon” me italianin Mateo Beretini, i cili më herët eliminoi të renditurin e 20-të, Artur Fis.

Pas fitores, Dimitrov dha një intervistë mjaft emocionale në fushë: “Sinqerisht, ju falënderoj! Nuk kam shumë për të thënë, përveçse jam jashtëzakonisht i lumtur që jam sërish këtu dhe që luaj tenis para jush. 12 muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë, dhe nuk flas për fitore apo humbje. Gjëja më e rëndësishme është se gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam qenë vetëm. Pranë meje gjithmonë ka pasur njerëz që më kanë mbështetur”, tha tenisti.

I pyetur për ndeshjen e ardhshme me Mateo Beretinin, Dimitrov u shpreh: “Nëse jo tjetër, do të jetë një ndeshje e bukur. Mezi pres”, tha ai.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova