EKONOMI

Artikull

16 vende të BE-së kërkojnë vazhdimin e politikës së kohezionit

Premte, 3 Korrik 2026, 11:12

Atanas Pekanov

Atanas Pekanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria nuk do të pranojë ulje të mëtejshme të fondeve për zhvillim dhe afrim ekonomik (e ashtuquajtura “politika e kohezionit”) në buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, deklaroi zëvendëskryeministri Atanas Pekanov para gazetarëve bullgarë në Bruksel. Ai mori pjesë në një takim të kushtuar buxhetit evropian për periudhën 2028–2034.

Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike dhe ndryshimet në botë, Evropa ka nevojë për një buxhet më të madh dhe vitin e kaluar Komisioni Evropian bëri një propozim të tillë, theksoi Pekanov. Sipas tij, në negociatat e muajve të ardhshëm qëndrimi i Bullgarisë do të jetë që roli i politikës së kohezionit duhet të ruhet dhe se nuk mund të pranohen ulje të mëtejshme të saj. Ai shtoi se 16 vende të BE-së bëjnë pjesë në grupin “Miqtë e Kohezionit” dhe do të kenë një qëndrim të përbashkët në këtë drejtim, raportoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Bruksel, Angelina Piskova.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova