Shtunë 4 Korrik 2026 07:00
Shtunë, 4 Korrik 2026, 07:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nga zyra e sekretarit për shtyp e kreut të shtetit njoftuan fillimin e iniciativës "Xhon Atanasof" për vitin 2026. Vlerësimet vjetore mbajnë emrin e shpikësit me famë botërore me origjinë bullgare – krijuesit të kompjuterit të parë elektronik dixhital me memorie rigjeneruese.
Çmimi "Xhon Atanasof" jepet që nga viti 2003 për shkencëtarë dhe studiues të rinj bullgarë në fushën e shkencave kompjuterike për arritje të jashtëzakonshme në shkallë botërore. Midis laureatëve janë drejtues të qendrave kërkimore të instituteve dhe kompanive kërkimore-shkencore më të njohura në botë në fushën e shkencave kompjuterike.
FOTO: president.bg
Pjesëmarrësit në konkurs gjatë vitit 2026 do të garojnë edhe në katër kategori për certifikata vlerësimi:
"Nxënës dhe mësuesit e tyre" – për sukseset e arritura gjatë vitit nga një ekip nxënës–mësues në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare të informatikës, inteligjencës artificiale ose teknologjive të informacionit;
"Projekt me kontribut të lartë shoqëror";
"Arritje e parë e rëndësishme në fushën e teknologjive kompjuterike";
"Frymëzues dhe krijues i talenteve".
Fituesit e çmimit dhe të certifikatave të vlerësimit përcaktohen nga një juri e përbërë nga shkencëtarë dhe ekspertë bullgarë, ndër më të njohurit në fushën e shkencave kompjuterike. Afati i fundit për aplikim është 9 shtator 2026. Rregullat për secilën kategori dhe dokumentet e nevojshme për pjesëmarrje në konkurs publikohen në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski