LAJME

Artikull

Radev propozon ndërtimin e përbashkët të Centralit Atomik "Belene" me Ukrainën

Premte, 3 Korrik 2026, 15:33

Radev propozon ndërtimin e përbashkët të Centralit Atomik "Belene" me Ukrainën

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sofja paralajmëroi se do të vendosë veto ndaj paketës së 21-të të sanksioneve që Bashkimi Evropian planifikon të vendosë ndaj Rusisë, nëse nga lista nuk hiqen Patriku rus Kirill dhe një nga drejtuesit e kompanisë "Lukoil" në Bullgari, Vagit Alekperov. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë një seance pyetjesh në Parlament. Sipas tij, ky qëndrim është i nevojshëm për të mbrojtur interesat energjetike të Bullgarisë dhe për të krijuar mundësinë që të tërhiqet padia e arbitrazhit e ngritur kundër rafinerisë së naftës në Burgas nga "Litasco", dega zvicerane e kompanisë "Lukoil".

Radev theksoi gjithashtu se Bullgaria nuk do ta anulojë marrëveshjen me Ukrainën, e cila u nënshkrua nga qeveria teknike e drejtuar nga Andrej Gjurov, pasi marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen.

Ai bëri të ditur se i ka propozuar presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski që Bullgaria dhe Ukraina të ndërtojnë së bashku Centralin Bërthamor "Belene", me financim nga Bashkimi Evropian. Sipas propozimit, energjia elektrike e prodhuar do të dërgohej në Ukrainë përmes Rumanisë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova