Artikull
Tekstet shkollore për lëndën mësimore “Feja” janë gati, për “Virtyte” ende jo
Premte 3 Korrik 2026 17:09
Premte, 3 Korrik 2026, 17:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri tha se qeveria ka mbështetjen e plotë të Sinodit të Shenjtë për hapat e ndërmarrë dhe për planin se si do të aplikohet në shkolla lënda “Virtyte dhe fe”.
Gjatë kontrollit parlamentar, Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Angell Jançev nga partia “Vëzrazhdane”, tha se brenda një viti duhet të zhvillohet një debat i gjerë publik dhe të përgatiten të gjitha materialet mësimore për lëndën “Virtyte”, në mënyrë që ajo të mund të përfshihet në programin mësimor të vitit shkollor 2027/2028.
Ai theksoi se tekstet dhe materialet për lëndën “Feja” janë tashmë gati dhe të miratuara, ndërsa për lëndën “Virtyte” ato ende nuk janë përgatitur dhe duhet të zhvillohen nga e para, duke qenë pjesë e një debati të gjerë shoqëror. Ai shtoi se procesi duhet të përfshijë edhe organizatat e prindërve, me qëllim arritjen e një konsensusi shoqëror.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova