SPORT

Artikull

Antëni Genov në finalen e dysheve në turneun “Challenger 50”

Premte, 3 Korrik 2026, 17:36

Antëni Genov

Antëni Genov

FOTO: BTA (arkiv)

Madhësia e shkronjave

Tenisti bullgar Antëni Genov u kualifikua në finalen e garës së dysheve në turneun e serisë “Challenger”, kategori 50, që zhvillohet në Trois të Francës, me fond shpërblimi prej 56 700 euro. 24-vjeçari, i majtë, së bashku me partnerin e tij gjerman Kai Wenelt, të cilët ishin të renditur si çift i tretë në skemë, mposhtën çiftin e dytë të turneut, Alexander Merino (Peru) dhe Franco Ribero (Argjentinë), me rezultatin 6:7(5), 6:4, 10-8, në një ndeshje që zgjati pak më shumë se dy orë në fushë.

Me këtë sukses, Antëni Genov siguroi 30 pikë për renditjen botërore në dyshe, ku aktualisht mban vendin e 203-të, si dhe 1560 euro nga fondi i çmimeve të turneut.

Në finale, Genov dhe Wenelt do të garojnë për titullin kundër fituesve të ndeshjes mes çiftit Jeffrey Hsu (Tajvan) / Michael Zhu (SHBA) dhe çiftit të katërt të turneut, Mats Hermans (Holandë) / Igor Marcondes (Brazil).


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova