Artikull
Tregtia bujqësore në deficit për herë të parë në dy dekada
Hënë 6 Korrik 2026 05:29
Hënë, 6 Korrik 2026, 05:29
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Në vitin 2025, tregtia bujqësore e Bullgarisë arriti në 14.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 7.7% krahasuar me vitin 2024. Megjithëse eksporti u rrit me 5.6% duke arritur në 7.12 miliardë euro, importet u rritën më shpejt, me 9.7%, në 7.38 miliardë euro. Kështu, për herë të parë pas gati dy dekadash, sektori regjistroi një bilanc negativ tregtar prej 265 milionë euro. Rritja e eksportit lidhet kryesisht me produktet si luledielli, gruri, vaji i lulediellit, kafeja dhe produktet e çokollatës. Ndërkohë, rritja më e madhe e importeve vjen nga furnizimet me rapë, vaj rapese dhe misër për industrinë përpunuese, si dhe nga çmimet më të larta të kafesë së importuar, produkteve të kakaos dhe duhanit.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, deficiti lidhet gjithashtu me dy vite radhazi me korrje të dobëta të misrit në 2024 dhe 2025.
Në vitin 2025, Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor tregtar i Bullgarisë në produktet bujqësore, duke zënë 58.3% të eksporteve totale dhe 70.5% të importeve, thuhet në një analizë të Ministrisë së Bujqësisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova