EKONOMI

Artikull

Tregu i banesave në Bullgari hyn në fazë stabilizimi

Hënë, 6 Korrik 2026, 05:42

Tregu i banesave në Bullgari hyn në fazë stabilizimi

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tregu i banesave në vend ka hyrë në fazën e parashikuar të stabilizimit, por është larg pritshmërive për tronditje të forta, tregon një sondazh  i “Adres Real Estate”, i cituar nga BTA. Të dhënat e Agjencisë së Regjistrimeve për tremujorin e dytë tregojnë një ulje të numrit të transaksioneve krahasuar me nivelet rekord të vitit 2025, para hyrjes në euro. Megjithatë, tremujori i dytë i vitit 2026 shënon rritje prej 18% në Sofje, Plovdiv, Varnë dhe Burgas, krahasuar me tremujorin e parë. Sipas drejtoreshës ekzekutive të kompanisë, Gergana Tenekexhieva, kjo është një shenjë e një zhvillimi normal të tregut dhe jo fillimi i ndonjë krize.

Rreth 60% e transaksioneve në tre muajt e fundit janë realizuar me kredi hipotekare.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova