Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Gjatë fundjavës reshjet pritet të pushojnë, ndërsa moti të mbetet i freskët për verën
Premte 3 Korrik 2026 18:46
Premte, 3 Korrik 2026, 18:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21 gradë Celsius. Në Sofje pritet rreth 16°C. Gjatë natës do të zhvillohet vranësirë me reshje shiu afatshkurtra në më shumë zona të Bullgarisë Qendrore dhe Lindore. Në disa rajone të Bullgarisë Veri-Qendrore reshjet do të jenë përkohësisht intensive dhe të konsiderueshme në sasi, të shoqëruara me bubullima. Ekzistojnë edhe kushte për breshër. Në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa drejt fundit të ditës vranësirat do të pakësohen pothuajse në të gjithë vendin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga veriu, duke sjellë ajër pak më të freskët. Temperaturat ditore do të ulen dhe do të luhaten nga 25 deri në 32–33 gradë në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Jugperëndimore. Në Sofje do të jenë rreth 26°C.
Në bregdetin e Detit të Zi priten vranësira të dendura dhe reshje shiu, që më vonë gjatë ditës do të ndërpriten, duke sjellë përmirësim gradual të motit. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi, ndërsa pasdite nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 27 gradë. Temperatura e ujit të detit është 24–26°C. Dallgëzimi i detit do të jenë 2–3 ballë.
Në zonat malore do të ketë vranësira grumbulluese, por reshje shiu do të ketë vetëm në disa vende në masivet e Bullgarisë Qendrore dhe Lindore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 19°C, ndërsa në 2000 m rreth 13°C.
Të dielën në orët e mëngjesit, në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë vranësirë të ulët ose dukshmëri të reduktuar. Pasdite, mbi zonat lindore dhe malore do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por vetëm në rajone të izoluara priten reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në zonat lindore nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova