Autor
Diljana Traçeva
Dielë 5 Korrik 2026 08:46
Dielë, 5 Korrik 2026, 08:46
FOTO: Facebook/TONY
Madhësia e shkronjave
Toni – këngëtarja që në vitet e para të shekullit të ri këndoi hitin "Gjithçka ishte vetëm një ëndërr" – vjen me një këngë të re.“Buzëqeshje” është një këngë e krijuar me shumë dashuri, me synimin t’i japë energji pozitive kujtdo që e dëgjon. Ashtu si dielli ngroh shpirtin, edhe një buzëqeshje largon mendimet e këqija. Përmes kësaj kënge, Toni thotë se dëshiron të krijojë një lidhje të veçantë mes zemrës së saj dhe zemrave të publikut.
Muzikën e kompozoi Toni në bashkëpunim me Shterion Pilidov, i cili realizoi edhe orkestrimin. Tekstin e shkroi aktori Valentin Giasbejli.
“Unë bëj muzikën që e ndien shpirti im”, – shprehet Toni në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova