Hënë 6 Korrik 2026 09:45
Hënë, 6 Korrik 2026, 09:45
FOTO: FIA Formula 2
Madhësia e shkronjave
Nikolla Collov fitoi në stil dominues garën për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 2 dhe u shkëput nga Gabriele Mini në krye të renditjes. Piloti bullgar i “Campos Racing” është në një seri prej tri fitoresh radhazi në kampionat, pasi gjatë këtij fundjave regjistroi suksesin e tij të parë të dyfishtë.
Collov fitoi pasi u nis nga vendi i pestë në start, ndërsa të shtunën triumfoi në garën sprint nga pozita e gjashtë, transmeton BTA.
“Për momentin askush nuk mund të më ndalë. Shpresoj që të vazhdojmë të ecim me këtë ritëm. Thjesht duhet të gjejmë edhe pak më shumë shpejtësi në një xhiro të vetme, që të nis pak më përpara, por në gara mendoj se jemi jashtëzakonisht konkurrues, veçanërisht këtë fundjavë. Duke ardhur këtu nuk e prisja këtë, mendonim se kjp do të ishte një nga fundjavat tona më të vështira, por po largohemi me dy fitore dhe gjithsej tri radhazi. Ndjesia është e pabesueshme”, tha piloti bullgar.
Collov komentoi edhe rrjedhën e garës, duke vënë theksin te starti, menaxhimi i gomave dhe strategjia ndaj rivalëve. Ai zbuloi se një faktor kyç për fitoren ishte edhe ruajtja e gomave në fazën fillestare të garës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski