LAJME

Artikull

Teodor Ushev me filmin e ri në forumin kinematografik të Venecias

Hënë, 6 Korrik 2026, 12:45

Teodor Ushev me filmin e ri në forumin kinematografik të Venecias

FOTO: Teodor Ushev

Madhësia e shkronjave

Filmi i ardhshëm artistik i animuar "Light Boxes" i regjisorit Teodor Ushev është përzgjedhur për të marrë pjesë në "Venice Gap-Financing Market 2026", i cili është pjesë e "Venice Production Bridge" dhe zhvillohet në kuadër të edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Këtë e njoftoi Teodor Ushev në një publikim në profilin e tij në “Facebook”.

“Me një gëzim të madh ndaj se filmi im i ardhshëm artistik i animuar "Light Boxes" u përzgjodh për "Venice Gap-Financing Market 2026”, shkruan regjisori. Sipas fjalëve të tij, në përzgjedhjen e këtij viti janë përfshirë vetëm dy filma të animuar.

Ushev thekson se filmi është një bashkëprodhim bullgar i Qendrës Kombëtare të Filmit, në partneritet me Kanadanë, Poloninë, Francën dhe Belgjikën.

"Light Boxes" është frymëzuar nga romani me të njëjtin titull i shkrimtarit amerikan Shane Jones. Autori e përkufizon atë si “një histori poetike, vizualisht të guximshme për luftën, dashurinë, imagjinatën dhe rezistencën kundër errësirës”. Skenari është shkruar nga Teodor Ushev dhe është redaktuar nga Chris Robinson. Filmi ndërthur animacionin me kukulla dhe pjesë me aktorë.


Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski