LAJME

Artikull

Sofja shpreson të marrë nga Varshava pjesë këmbimi për MiG-29

Hënë, 6 Korrik 2026, 14:30

Sofja shpreson të marrë nga Varshava pjesë këmbimi për MiG-29

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mund të dalë fituese nga skandali mes Polonisë dhe Ukrainës, pasi Varshava refuzoi t’ia japë avionët e saj luftarakë MiG-29 Kievit. Forcat Ajrore Bullgare do të përpiqen të sigurojnë pjesë këmbimi dhe motorë nga Polonia, në mënyrë që avionët bullgarë MiG-29 të vazhdojnë të fluturojnë të paktën deri në vitin 2030. Kjo do të jetë një nga temat e bisedës ndërmjet ministrit bullgar të Mbrojtjes, Dimitër Stojanov, dhe homologut të tij polak, Radosllav Shikorski, gjatë takimit të NATO-s në Ankara të martën dhe të mërkurën, njoftuan për portalin 24chasa.bg burime nga ministria përkatëse bullgare.

Bullgaria do të vazhdojë të mirëmbajë avionët MiG-29 deri në vitin 2030, sepse deri atëherë pilotët që po trajnohen për F-16 nuk do të jenë ende të gatshëm të marrin përsipër plotësisht shërbimin luftarak, shpjegoi gjithashtu Stojanov për 24chasa.bg. Megjithatë, mirëmbajtja po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të mungesës së pjesëve këmbimore dhe, nga 15 avionët MiG-29 që disponohen, vetëm 6 janë të gatshëm për fluturim.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski

Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski