LAJME

Artikull

Sinjalizime për bomba mbyllën pallatet e drejtësisë

Hënë, 6 Korrik 2026, 15:41

Sinjalizime për bomba mbyllën pallatet e drejtësisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Një numër i madh sinjalizimesh për vendosje të mjeteve shpërthyese çuan në evakuimin e pallateve të drejtësisë në kryeqytet dhe në një sërë qytetesh. Kërcënime për bomba, të dërguara përmes postës elektronike, janë marrë gjithashtu nga prokurori, spitale dhe institucione shtetërore.

Deri më tani nuk ka të dhëna për mjete shpërthyese të zbuluara, ndërsa ende nuk është i qartë burimi i kërcënimeve.

Për qëllime parandaluese, ndërtesat u evakuuan dhe ekipet e policisë kryen kontrolle. Çështjet gjyqësore të planifikuara për sot shtyhen, ndërsa palët në proces do të thirren më vonë për t’u njoftuar për datat e reja të seancave gjyqësore, transmetoi BGNES.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski