SPORT

Artikull

Ivan Ivanov merr çmimin e ITF-së si kampion botëror i tenisit për vitin 2025

Hënë, 6 Korrik 2026, 16:16

Ivan Ivanov

Ivan Ivanov

FOTO: World Tennis

Madhësia e shkronjave

Ivan Ivanov, fitues i turneve të të rinjve në Wimbledon dhe US Open në konkurrencën individuale, u shpallu kampion botëror i tenisit për vitin 2025 në kategorinë e tij të moshës nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF). Ai e mori çmimin në ceremoninë World Tennis Champions Awards, e cila u zhvillua në Muzeun Victoria and Albert në Londër. Ivanov është tenisti i parë bullgar që nderohet me këtë çmim prestigjioz të ITF-së në këtë kategori.

Duke fituar dy turne të Grand Slam-it gjatë vitit të kaluar, Ivanov u bë tenisti i parë pas Sun Chung-shin që arrin një sukses të tillë brenda një sezoni në kategorinë e të rinjve. Ai është gjithashtu vetëm bullgari i dytë që fiton një titull Grand Slam, pas Grigor Dimitrov.

Gjatë sezonit të kaluar, Ivanov arriti edhe në gjysmëfinalet e Roland Garros, fitoi një turne të kategorisë J300 në Francë, debutoi me ekipin kombëtar të Bullgarisë në Kupën Davis, duke kontribuar në fitoren ndaj Finlandës, si dhe fitoi titullin e tij të parë në nivelin e meshkujve në një turne në Hungari.

Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe rezultateve të qëndrueshme, ai kryesoi renditjen botërore të tenistëve të rinj për plot 47 javë.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova