EKONOMI

Artikull

Bullgaria shënon rritjen më të madhe në BE të çmimeve të prodhimit në industri

Hënë, 6 Korrik 2026, 17:33

Bullgaria shënon rritjen më të madhe në BE të çmimeve të prodhimit në industri

FOTO: Eurostat

Madhësia e shkronjave

Çmimet e prodhimit në industri në Bullgari u rritën me 19.3%, duke e renditur vendin në vendin e parë në Bashkimin Evropian për këtë tregues. Pas Bullgarisë renditen Rumania me një rritje prej 13.5% dhe Lituania me 12.3%, sipas të dhënave të Eurostat. Për krahasim, rritja mesatare vjetore në nivel të BE-së është 5.7%.

Në bazë mujore, në muajin maj krahasuar me prillin e këtij viti, çmimet e prodhimit në industri në Bullgari u rritën me 0.4%, ndërsa mesatarja për Bashkimin Evropian ishte 0.2%.

Në një tjetër raport, Eurostat bën të ditur se shitjet e banesave në Bullgari ranë me 2.5% gjatë vitit 2025, ndërkohë që në shumicën e vendeve evropiane u regjistrua rritje e shitjeve.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova