Artikull
Ansambli i fëmijëve “Bëllgarçe” hapi serinë e koncerteve bullgare në Durrës
Hënë 6 Korrik 2026 18:57
Hënë, 6 Korrik 2026, 18:57
FOTO: Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri
Madhësia e shkronjave
Koncerti i parë i serisë "Mbrëmjet e Kulturës Bullgare" u mbajt në sheshin qendror të qytetit të Durrësit. Ky festival, i cili sjell para publikut traditat e folklorit bullgar, organizohet nga Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit. Festivali zhvillohet me iniciativën e Xhejlan Demirevit, ish-drejtor artistik dhe koreograf i Ansamblit Verior të Këngëve dhe Valleve Popullore në Pleven.
Gjatë koncertit, Ansambli Folklorik i Fëmijëve “Bëllgarçe” nga Varna prezantoi valle tradicionale nga rajone të ndryshme folklorike të Bullgarisë. Publiku shijoi gjithashtu interpretimet e këngëtares Zornica Vasileva. Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Ivajllo Kirov, u dorëzoi shenjën e nderit të festivalit Irena Stanevës dhe Zhasmina Stançevës, drejtuese të Ansamblit Folklorik të Fëmijëve “Bëllgarçe”, si vlerësim për kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e folklorit bullgar.
Koncerti u mbyll me një valle tradicionale bullgare, ku u bashkuan jo vetëm valltarët, por edhe një pjesë e publikut. Aktiviteti u shndërrua në një festë të vërtetë të kulturës, traditave dhe miqësisë mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova