Artikull
Në vjeshtë del në ekran filmi i parë artistik bullgar për profeten Vanga
Martë 7 Korrik 2026 12:00
Martë, 7 Korrik 2026, 12:00
FOTO: ekipi i prodhimit
Madhësia e shkronjave
Filmi i parë artistik bullgar për Baba Vangën – "Rupite: Profecia e fundit e Baba Vangës", pritet të dalë në kinematë më 13 nëntor 2026, njoftuan producentët.
Pas projektit qëndrojnë Hristo Hristov – Zipo dhe Stojan Stojanov – Slash, producentë të filmit "Një gram jetë", i cili ka mbledhur mbi 200 000 shikues dhe është shfaqur në më shumë se 40 qytete, në 7 shtete dhe në 3 kontinente, njofton BTA.
Filmi i ri është një triller misterioz, i frymëzuar nga ngjarje reale, arkiva dhe legjenda që lidhen me Baba Vangën. Historia ndjek profecinë e saj të fundit, e cila, sipas subjektit, nuk është bërë kurrë publike. Në fabul ndërthuren qyteti antik Heraklea Sintika, pranë Rupites, interesi për Vangën gjatë Luftës së Dytë Botërore, lidhja ndërmjet Ljudmilla Zhivkovës dhe Vangës, si dhe studimi shtetëror i profetes, i kryer nga Instituti i Sugjestologjisë gjatë periudhës së socializmit.
Paralelisht me filmin do të nisë edhe "Projekti 42" – një lojë interaktive, e cila e vazhdon misterin përtej kinemasë dhe që më vonë do të zgjerohet me një aplikacion celular, thanë organizatorët.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski