Artikull
Seriali “Mamnik” i BNT-së triumfon në skenën botërore me tre çmime ndërkombëtare
Martë 7 Korrik 2026 16:51
Martë, 7 Korrik 2026, 16:51
Филмът "Мамник" на БНТ триумфира на световната сцена с три международни награди
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Seriali mistik “Mamnik” (një figurë nga folklori bullgar) e shndërroi suksesin e tij televiziv edhe në një sukses ndërkombëtar, duke fituar tre çmime prestigjioze për filma më të mirë me seri në festivale filmi në Shtetet e Bashkuara, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar. Bashkëprodhimi i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) arriti gjithashtu të kualifikohej në finalen e forumit prestigjioz Cinema Royale.
Seriali u realizua sipas romanit bestseller me të njëjtin titull të shkrimtarit Vasill Popov. Rolet kryesore i rikrijojnë aktorët Ekaterina Llazarevska, Marian Stefanov, Jordan Rësin, Gringo (Bogdan Grigorov), Vlladimir Penev dhe Eli Skorçeva. Regjinë e këtij thrilleri fantastik, të xhiruar në rajonin piktoresk të qytetit Trën, e mban Viktor Bozhinov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova