LAJME

Artikull

Prof. dr. Eliza Stefanova u zgjodh rektore e Universitetit të Sofjes

Për herë të parë në historinë e universitetit, këtë post e merr një grua

Martë, 7 Korrik 2026, 18:41

Prof. dr. Eliza Stefanova u zgjodh rektore e Universitetit të Sofjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Asambleja e Përgjithshme e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” zgjodhi prof. dr. Eliza Stefanovën rektore të re të universitetit. Ajo fitoi balotazhin përballë prof. dr. Georgi Rajnovskit. Prof. Stefanova hyn në histori si gruaja e parë që zgjidhet rektore e universitetit më të vjetër të Bullgarisë. Pedagogia e Fakultetit të Matematikës dhe Informatikës do ta përfundojë mandatin deri në nëntor të vitit 2027.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u zhvilluan pasi rektori i deritanishëm, prof. dr. Georgi Vëllçev, u emërua ministër i arsimit dhe shkencës. Rektorja e re mban gjithashtu postin e kryetares së Agjencisë Kombëtare për Vlerësim dhe Akreditim.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova