LAJME

Artikull

Presidentja pa se si SpaceX ngriti në orbitë 10 satelitë të prodhuar në Bullgari

Mërkurë, 8 Korrik 2026, 09:45

Presidentja pa se si SpaceX ngriti në orbitë 10 satelitë të prodhuar në Bullgari

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Ilijana Jotova vizitoi qendrën hapësinore të kompanisë bullgare EnduroSat. Ajo ndoqi lëshimin nga baza ajrore ushtarake Vandenberg Space Force Base në Kaliforni të 10 satelitëve, të zhvilluar dhe të prodhuar nga kompania bullgare, njoftuan nga sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. I pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Atanas Pekanov.

Rajço Rajçev e njohu Jotovën me veprimtarinë zhvillimore dhe prodhuese të qendrës më të madhe hapësinore në Evropën Lindore. Kompania ka edhe zyra jashtë vendit, por qendra kryesore e zhvillimit, i gjithë prodhimi dhe certifikimet kryhen në Sofie, ku është ndërtuar i gjithë ekosistemi i shoqërisë.

Presidentja pa se si SpaceX ngriti në orbitë 10 satelitë të prodhuar në Bullgari

FOTO: president.bg

“EnduroSat” punon me organizatat kryesore të industrisë botërore hapësinore, ka mbi 100 misione të suksesshme në orbitë, me satelitë deri në 5 tonë, thuhet në njoftim.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski