Artikull
Bullgaria, Rumania dhe Turqia zgjerojnë misionin për pastrimin e minave
Mërkurë 8 Korrik 2026 14:33
Mërkurë, 8 Korrik 2026, 14:33
Б
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë Samitit të NATO-s, kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, zhvilloi bisedime me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babish, dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Ata diskutuan për rreziqet ndaj sigurisë që vijnë nga lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, si edhe për pasojat ekonomike dhe sociale që prekin vendet evropiane.
Ndërkohë, në Ankara, ministri bullgar i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Belgjikën dhe Holandën për blerjen e shtatë anijeve të specializuara për zbulimin dhe çminimin e minave detare.
Po ashtu, Stojanov, së bashku me ministrin rumun të mbrojtjes, Radu Miruca, dhe ministrin turk, Jashar Gyler, firmosën një ndryshim në marrëveshjen mes Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë për funksionimin e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi. Ndryshimi parashikon që grupi të ketë edhe një detyrë të re: të kryejë vëzhgim dhe zbulim për të ndihmuar në mbrojtjen e infrastrukturës kritike nënujore, si tubacionet, kabllot e komunikimit dhe objektet e tjera të rëndësishme që ndodhen në fund të detit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova