TURIZËM

Artikull

Sofja do të ketë një udhërrëfyes me IA për vizitorët dhe banorët

Mërkurë, 8 Korrik 2026, 15:47

Sofja do të ketë një udhërrëfyes me IA për vizitorët dhe banorët

FOTO: SoSofia

Madhësia e shkronjave

Një udhërrëfyes i ri digjital do t'i ndihmojë banorët dhe vizitorët e Sofjes të zbulojnë qytetin sipas interesave dhe preferencave të tyre. Me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), platforma mund të krijojë plane të detajuara për një ditë argëtuese me fëmijët, një mbrëmje romantike në çift ose të sugjerojë aktivitete në ambiente të mbyllura gjatë ditëve me shi. Projekti është ende në fazën e përmirësimit, pasi trajnimi i inteligjencës artificiale është një proces i ndërlikuar. Këtë e shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) bashkëthemeluesi i platformës, Ivo Dimitrov. Sipas tij, mësimi i algoritmit nuk është aq i thjeshtë sa mund të duket. Platforma funksionon mbi të njëjtat parime si programet moderne të inteligjencës artificiale që përdoren gjerësisht sot. Megjithatë, përdoruesit duhet të bëjnë pyetje të qarta, të sakta dhe sa më konkrete. Sa më i saktë të jetë kërkimi, aq më i dobishëm dhe i besueshëm do të jetë përgjigjja e udhërrëfyesit virtual.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova