Artikull
Rikthehet festivali "Opera në Shesh"
Opera e Sofjes hap sezonin veror nën qiell të hapur
Enjte 9 Korrik 2026 06:04
Enjte, 9 Korrik 2026, 06:04
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Festivali i shumëpritur veror "Opera në Shesh" do të rikthehet edhe këtë vit, konfirmoi zyrtarisht Opera e Sofjes. Të gjitha shfaqjet do të zhvillohen në skenën e ngritur përpara Katedrales Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski" në kryeqytetin bullgar. Festivali do të zgjasë një muaj, nga 9 korriku deri më 9 gusht 2026.
Sezoni veror nën qiell të hapur hapet sonte, më 9 korrik, me operën "Nderi fshatar" të kompozitorit italian Pietro Maskanji. Shfaqja është një bashkëprodhim i Operës së Sofjes me teatrot e njohur të operës në qytetet italiane Modena, Piaçenca dhe Rimini.
Regjia mban firmën e akademikut Pllamen Kartallov, drejtor i Operës dhe Baletit Kombëtar të Sofjes, i njohur për përvojën e tij në vënien në skenë të shfaqjeve në ambiente të hapura. Kostumet autentike janë krijuar nga skenografja Nella Stojanova, ndërsa orkestrën do ta drejtojë dirigjenti italian Françesko Roza, në një mbrëmje gala italo-bullgare.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova