Artikull
Radev dhe Zelenski diskutuan bashkëpunimin energjetik në samitin e NATO-s
Mërkurë 8 Korrik 2026 18:51
Mërkurë, 8 Korrik 2026, 18:51
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në kuadër të samitit dyditor të NATO-snë Ankara, kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, zhvilloi një takim me presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski, ku diskutuan çështje aktuale në fushën e energjetikës. Fokusi kryesor i bisedës ishte bashkëpunimi në sektorin e energjisë dhe siguria e furnizimit me burime energjetike, përfshirë edhe gazin natyror, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare. Radev dhe Zelenski diskutuan gjithashtu hapat drejt arritjes së diversifikimit të plotë të burimeve të energjisë, si edhe veprimet e përbashkëta për ndërtimin e korridoreve të reja energjetike drejt Evropës.
Takimet dypalëshe mes liderëve të vendeve anëtare u zhvilluan në kuadër të samitit të NATO-s, ku në qendër të diskutimeve ishin gjendja aktuale dhe e ardhmja e Aleancës.
Në samit morën pjesë 32 krerë shtetesh dhe mbi 100 ministra, mes tyre edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova