Artikull
Kryeministri tha se Bullgaria do të bëhet një portë energjetike për Evropën
Enjte 9 Korrik 2026 13:00
Enjte, 9 Korrik 2026, 13:00
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në ditët e fundit zhvillova bisedime frytdhënëse me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Marrëveshjet e arritura do ta bëjnë Bullgarinë një portë për furnizimin me energji të Evropës Qendrore dhe Lindore. Këtë e deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, në fillim të mbledhjes së rregullt të qeverisë. Sipas fjalëve të Radevit, samiti i NATO-s në Ankara ka konfirmuar se interesi për furnizime përmes Bullgarisë është i madh dhe po rritet, njofton BTA.
“Në Ankara konfirmuam politikat aleate për garantimin e sigurisë kolektive”, tha kryeministri. Ai theksoi se qeveritë e mëparshme kanë marrë një angazhim të fortë dhe afatgjatë për mbështetje financiare të Ukrainës, me kontribute të detyrueshme vjetore. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato kanë lënë pas një deficit të madh buxhetor.
Radev tha se u ka bërë të ditur aleatëve se Bullgaria do ta mbështesë Ukrainën sipas mundësive të saj, ndërsa këtë vit mundësi të tilla nuk ka.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski