Artikull
Sofja mbështet presionin e BE-së ndaj Rusisë për negociata mbi Ukrainën
Premte 10 Korrik 2026 09:45
Premte, 10 Korrik 2026, 09:45
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Qeveria miratoi qëndrimin e Bullgarisë lidhur me paketën e 21-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftuan nga shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave.
Janë konfirmuar rezervat e shprehura nga kryeministri Rumen Radev në lidhje me sanksionet. Bullgaria mbështet politikën e Bashkimit Evropian për ushtrimin e presionit, i cili të çojë në angazhimin e Rusisë në negociata serioze për ndërprerjen e luftës në Ukrainë, thuhet në deklaratën e qeverisë.
Bullgaria bën thirrje për respektimin e parimit themelor se sanksionet synojnë të forcojnë këtë presion, pa shkaktuar pasoja të konsiderueshme negative për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Bullgaria do të vazhdojë të mbrojë kundërshtimet e saj për tri çështje – përfshirjen e mundshme të patriarkut rus Kirill në listat e sanksioneve, propozimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Vagit Alekperov, pronar dhe ish-kryetar i kompanisë Lukoil. Sofja ka kundërshtime edhe për një çështje që lidhet me importin e pjesëve rezervë për metronë e Sofjes, thuhet në qëndrimin zyrtar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski