Artikull
Me fonde të NATO-s:
Do të zhvillohen bazat ajrore ushtarake pranë Sofjes dhe Jambollit
Premte 10 Korrik 2026 12:00
Premte, 10 Korrik 2026, 12:00
Baza ajrore Bezmer
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Bazat ajrore Vrazhdebna dhe Bezmer po bëhen kyçe për NATO-n, pas një vendimi të marrë nga qeveria bullgare, shkruan segabg.com. Nga një njoftim i Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se tashmë po zbatohet një projekt i posaçëm për rritjen e kapaciteteve operacionale të të dy aeroporteve ushtarake.
Qeveria ka miratuar kërkesa shtesë për Planin Programor të Kapaciteteve të bazave ajrore. Ai përfshin projekte infrastrukturore dhe objekte, të cilat do të realizohen në kuadër të Programit të NATO-s për Investime në Siguri (NSIP), pa fonde shtesë nga buxheti i shtetit.
Projektet do të përmirësojnë gatishmërinë e të dy bazave ajrore për të pritur dhe mbështetur forcat dhe pajisjet aleate, do të rrisin ndërveprueshmërinë operacionale me Aleancën dhe do të forcojnë sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive, arsyeton vendimin e saj qeveria bullgare.
Bezmeri është një aeroport kyç për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të ndërtimit të një baze të madhe të ardhshme pranë Kabile, ku do të vendoset grupi shumëkombësh luftarak i NATO-s.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski