Premte 10 Korrik 2026 18:24
Premte, 10 Korrik 2026, 18:24
FOTO: smolyan360.fun/
Madhësia e shkronjave
Gjatë fundjavës, malet e Rodopeve do të shndërrohen në skenën e një prej ngjarjeve më interesante – “Smoljan 360 – Eksplorim Malor”. Qëllimi i organizatorëve nga shoqata “Udhërrëfyesit e Rodopeve” është ta prezantojnë qytetin Smoljanin dhe rajonin e Rodopeve përmes lëvizjes, përjetimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me malin. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të apasionuar pas vrapimit malor, çiklizmit dhe stilit aktiv të jetesës nga e gjithë Bullgaria. Ata do të ndjekin itinerare në lartësi nga 1100 deri në 1600 metra mbi nivelin e detit, të cilat gjatë verës ofrojnë temperatura të freskëta dhe kushte të shkëlqyera për sporte në natyrë.
FOTO: smolyan360.fun/
Sfida më e madhe për pjesëmarrësit do të jetë itinerari prej 55 kilometrash, i cili përshkon një rreth të plotë rreth qytetit. “Smoljan 360 nuk është një garë në kuptimin klasik të fjalës. Është një mënyrë për të eksploruar malin, për të vizituar vende ku zakonisht është e vështirë të arrish, për të sfiduar veten dhe për t’i përjetuar Rodopet në një mënyrë ndryshe”, thotë Kostadin Millov, kryetar i shoqatës “Udhërrëfyesit e Rodopeve”.
Qëllimi i aktivitetit është të tërheqë vëmendjen ndaj Rodopeve si një destinacion për turizëm aktiv dhe sport. Gjatë viteve të fundit, ky rajon është bërë gjithnjë e më i preferuar falë natyrës së tij, shtigjeve të aksesueshme, klimës së freskët dhe atmosferës së qetë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova