Autor
Diljana Traçeva
Artikull
Viki Terzijska me këngën e saj të parë solo “Sikur të ishte hera e fundit”
Dielë 12 Korrik 2026 06:19
Dielë, 12 Korrik 2026, 06:19
FOTO: Facebook /Viktorija Terzijska
Madhësia e shkronjave
E njohim si Viki nga grupi “Mastilo”, por pas një pauze, Viktoria Terzijska rikthehet me këngën e saj të parë si artiste solo – “Sikur të ishte hera e fundit”. Mungesa e saj nga skena përkoi me një periudhë të rëndësishme të jetës së saj – krijimin e familjes.
Por ajo nuk ka reshtur kurrë së krijuari – vazhdimisht regjistron ide, kompozon melodi dhe i lindin tekste të reja, vetëm se ato ende nuk u bënë publike dhe nuk u realizuan. Sa i përket mënyrës se si erdhi deri te krijimi i këngës së saj të parë solo, këngëtarja tregon:
FOTO: Facebook /Viktorija Terzijska
“Kam ndjesinë se, pas kaq shumë vitesh pune me njerëz të tjerë, në një farë mënyre dua të bëj diçka për veten time. Pas mëmësisë dhe pas angazhimit në kaq shumë kauza dhe tema që më interesuan, tani dua të bëj diçka për veten time.”
Kështu, Viki Terzijska nuk nis nga fillimi, por nga vetvetja.
Autorja e muzikës dhe tekstit të këngës është Nina Markova. Nina i luajti në kitarë dhe i interpretoi Vikit disa nga këngët e saj. Që në dëgjimin e parë, Viki u identifikua me këngën “Sikur të ishte hera e fundit”.
FOTO: Facebook /Viktorija Terzijska
“Ne, gratë, kalojmë nëpër kaq shumë etapa të jetës – jemi nëna, bija, shoqe, marrim role nga më të ndryshmet… Dhe kam ndjesinë se çdo vajzë ndonjëherë dëshiron të rikthehet te vetvetja. I jam shumë mirënjohëse Ninës për këtë këngë, sepse sipas meje, si teksti ashtu edhe muzika tregojnë shumë për shpirtin e gruas. Unë kisha shumë nevojë të këndoja pikërisht një këngë të tillë”, shprehet Viktoria Terzijska.
Një përpunim i rafinuar i melodisë u bë nga Teodor Harallambiev, i cili i dha prekjen përfundimtare këngës. Meqë Viki ka një drejtim të qartë stilistik për këngët e saj, për aranzhimin ajo bashkëpunoi me Denis Popstoev, i cili i dha këngës një tingull modern dhe dinamik, shumë të përshtatshëm për sezonin e verës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova