Artikull
Në Epidavër, publiku e priti me entuziazëm shfaqjen “Bakantet”
Hënë 13 Korrik 2026 10:41
Hënë, 13 Korrik 2026, 10:41
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Teatri bullgar pati një paraqitje të spikatur nën qiellin me yje të Peloponezit, në skenën e ndërtuar në shekullin IV para erës sonë, ku dikur janë prezantuar tragjeditë e dramaturgëve të lashtë, njofton BTA.
Më 10 dhe 11 korrik, shfaqja “Bakantet” e Euripidit, me regji të Javor Gërdevit, e Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, dha premierën e saj në Teatrin Antik legjendar të Epidavrit, përpara më shumë se 10 mijë spektatorëve.
FOTO: BTA
“Bakantet” është një bashkëprodhim mes Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”, Festivalit “Athinë – Epidavër”, Vegas Cultural Co. në Athinë dhe Teatrit Kombëtar të Greqisë së Veriut në Selanik.
Muzika e shfaqjes është kompozuar dhe ekzekutuar drejtpërdrejt në skenë nga grupi britanik The Tiger Lillies. Muzikantët bëhen pjesë aktive e zhvillimit dramatik, sikur të kishin dalë nga vetë bota mitologjike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova