Artikull
Papunësia në vend është në një nivel "jo të shëndetshëm" të ulët
Hënë 13 Korrik 2026 11:24
Hënë, 13 Korrik 2026, 11:24
Natalia Efremova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjatë tre viteve të fundit, Bullgaria punësoi mbi 108 mijë punëtorë nga vende të treta, jashtë Bashkimit Evropian. Kjo tregon se ka mungesë të fuqisë punëtore, por ajo lidhet me një çështje shumë të rëndësishme – mungesën e punonjësve me aftësitë e nevojshme. Kështu u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Natalia Efremova, në një intervistë për BNT. "Me një normë papunësie që luhatet nga 2.8% në 3.2%, mund të them se ajo është në një nivel jo të shëndetshëm të ulët", tha ajo. Sipas ministres, pothuajse gjysma e personave të regjistruar si të papunë kanë kualifikim shumë të ulët. Pikërisht kjo është arsyeja pse punëdhënësit po e drejtojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt punëtorëve nga jashtë vendit. Sipas Efremovës, me një nivel kaq të ulët papunësie dhe me kërkesën gjithnjë në rritje për punonjës me aftësi të caktuara, është e pashmangshme që vendi të vazhdojë të sjellë fuqi punëtore nga jashtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova