POLITIKË

Artikull

Bullgaria është gati të mbështesë paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Hënë, 13 Korrik 2026, 12:38

Velisllava Petrov

Velisllava Petrov

FOTO: БТА

Madhësia e shkronjave

Rezervat e Bullgarisë janë marrë parasysh dhe dy personat (Patriku rus Kirill dhe Vagit Alekperov) nuk përfshihen më në paketën e propozuar të sanksioneve. Nga ana jonë ka gatishmëri për të mbështetur paketën e 21-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë. Kështu deklaroi ministrja e jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova, në Bruksel, ku më 13 korrik nisi mbledhja e Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme. Petrova theksoi se, në fushën e energjisë, Greqia ende ka rezerva ndaj sanksioneve, ndërsa Austria ka shqetësime që lidhen me sektorin financiar, njofton BTA.

Të mërkurën, më 15 korrik, Velisllava Petrova do të vizitojë Kievin. Ministrja sqaroi se Bullgaria po kërkon zgjidhje që do të jenë sa më të dobishme për Ukrainën dhe, njëkohësisht, do të kenë efekt pozitiv edhe për vendin në sektorin energjetik, veçanërisht për sigurimin e kapaciteteve shtesë për tranzitin e gazit gjatë dimrit të ardhshëm.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

 

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova