LAJME

Lajm

Anijet pjesëmarrëse në stërvitjen “Breeze 2026” dolën në det të hapur

Hënë, 13 Korrik 2026, 15:06

Anijet pjesëmarrëse në stërvitjen “Breeze 2026” dolën në det të hapur

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

Ka nisur faza detare e stërvitjes kombëtare ushtarake detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “Breeze 2026”, e cila do të zgjasë deri më 19 korrik. Anijet e grupimit shumëkombësh operacional u larguan nga baza detare dhe porti i Burgasit dhe dolën në det të hapur, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pjesëmarrësit në stërvitje realizuan detyra që lidhen me zbulimin nënujor kundër minave me aparate detare autonome, kalimin e anijeve përmes një korridori të pastruar më parë nga minat detare, operacione luftarake kundër nëndetëseve dhe kundërveprimin ndaj kërcënimeve asimetrike në det nga mjete lundruese të shpejta.

Anijet pjesëmarrëse në stërvitjen “Breeze 2026” dolën në det të hapur

FOTO: Ministria e Mbrojtjes

Përfaqësues të Qendrës së NATO-s për Operacionet Detare të Parandalimit, së bashku me ekipe nga anijet patrulluese, zhvilluan gjithashtu stërvitje të përbashkëta për kontrollin dhe ndalimin e anijeve.

Gjatë fazës detare të stërvitjes, anijet do të kryejnë detyra të përbashkëta me avionë të aviacionit detar patrullues të Turqisë dhe Francës, si dhe me një helikopter nga përbërja e Forcave Detare të Bullgarisë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva